Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Atentat me armë kryetarit të Këshillit Bashkiak në Durrës, sherret me Sakon, dhe përmendja në dosjen e Avdylajve

Ditën e djeshme policia e Durrësit përmes një njoftimi të thatë, sqaroi se ndaj një mjeti të parkuar kishte pasur breshëri armësh. Fax News mëson se objektiv i këtij atentati, të mbetur në tentativë ka qenë Ani Dyrmishi.

Sipas burimeve mësohet se kemi të bëjmë me një atentat, pasi makina që është qëlluar përdoret nga drejtori i hekurudhës, Ani Dyrmishi, që gjithashtu është edhe Kryetar i Këshillit Bashkiak Durrës. Në fakt makina mund të rezultojë në emër të I. B. pasi mendohet që I. B. të jetë shoferi i Dyrmishit, por bëhet e qartë se automjeti përdoret nga drejtori i hekurudhave.

Ani Dyrmishi ka mbajtur poste të rëndësishme edhe më heret si drejtor i Hipotekës së Durrësit dhe më pas është emëruar drejtor i Hekurudhës Shqiptare, post që e mban aktualisht. Ai është lakuar dhe në dosjen e Avdylajve dhe Dakos.

Dyrmishi u largua nga Hipoteka e Durrësit pak pas zgjedhjeve të 2017, kur Kr. Edi Rama u kërkoi të gjithë drejtorëve të jepnim dorëheqjen. Ai gjithashtu është pjesë e listes së zeze të kryeministrit.

Më herët në nëntor të 2018 u gjet një sasi tritoli në makinën e Ani Dyrmishit, kohë kur mbante postin e drejtorit të Hekurudhës Shqiptare.

Së fundmi Dyrmishi ka pasur konflikte dhe është pjesë e grupit të cilët nuk janë simpatizant të Sakos, duke pasur dhe debate të forta, ku herën e fundit i ndërpreu fjalën kryetares së re duke përfunduar mbledhjen dhe duke mos e lënë të shprehet.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close