Ledri Vula dhe Sara Hoxha shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa prej kohësh po shijojnë romancën e bukur me njëri-tjetrin.
Historia e tyre e dashurisë lindi disa vite më parë, ndërsa reperi nga Kosova udhëtonte shpesh drejt Gjermanisë për të takuar dashurinë e tij të jetës.
Megjithëse familja e saj është në Gjermani, Sara gjithashtu vinte shpesh në Kosovë e Shqipëri për të takuar partnerin dhe për ta mbajtur gjallë lidhjen e tyre, e cila sot po bekohet me një fryt dashurie.
Jeni kuriozë të shihni foton e parë që Sara dhe Ledri kanë shkrepur së bashku?
Partnerja e reperit e ka publikuar pozën e tyre të ëmbël në InstaStory, teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve kuriozë.