Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Ata po përfitojnë vërtetë nga SHBA-ja, por ky rast nuk do të përsëritet më”, Trump sulmon Bashkimin Europian

Donald Trump ka sulmuar vendimin e Bashkimit Evropian për të gjobitur Google me 5 milardë dollarë  për “sjellje serioze të paligjshme”.

“Ju kisha vënë në dijeni. Bashkimi Europian sapo i vendosi një gjobë pesë miliardë dollarëshe një prej kompanive tona të mrekullueshme, Google. Ata po përfitojnë vërtetë nga SHBA-ja, por ky rast nuk do të përsëritet më” tha Trump përmes një postimi në Tëitter.

Komisioni Europian njoftoi gjobën rekord të mërkurën pasi një hetim që zbuloi se kompania e teknologjisë kishte kërkuar operatorë smartphone të instalonin paraprakisht aplikacionet e kërkimit të Google dhe përdoruesit ose të humbnin aksesin në dyqanin e tij në internet dhe në shërbimin e transmetimit.

Google nga ana tjetër njoftoi të mërkurën se do të apelojë kundër gjobës së BE.

(E.V/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *