Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


SportTe Gjitha

Ata janë më të shpejtët e botës. Po a e dini sa paguhen pilotët e ”Formula1”?

Edhe pse rezultatet në pistë nuk i ka pasur të mira, Fernando Alonso vazhdon të jetë piloti më i paguar në Formulën 1.

Sipas revistës “The Drive”, spanjolli i McLaren kryeson renditjen e më të paguarve me rreth 38 milionë euro në vit, përfshi bonuset. Vetëm Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Sebastian Vettel (Ferrari) i afrohen Alonsos në këtë klasifikim.

Të tjerët mbeten shumë pas “treshes së mrekullueshme”. Për shembull, te Mercedesi, Bottas do të marrë më pak se 1/3 e pagës së Hamiltonit, ndërsa Max Verstappen do të paguhet sa 1/10 e Alonsos, shkruan ”Tch”. 

Interesant trajtimi që u bën Toro Rosso pilotëve: si Carlos Sainz, ashtu edhe Daniil Kvyat paguhen njësoj.

Ja lista e plotë me pagat e pilotëve të Formulës 1:

Fernando Alonso (McLaren): 37,7 milionë euro (përfshirë bonuset) 

Lewis Hamilton (Mercedes): 29,2 milionë euro (pa përfshirë bonuset) 

Sebastian Vettel (Ferrari): 28,3 milionë euro (pa përfshirë bonuset) 

Valtteri Bottas (Mercedes): 8 milionë euro (përfshirë bonuset) 

Kimi Raikkonen (Ferrari): 6,6 milionë euro (pa përfshirë bonuset) 

Daniel Ricciardo (Red Bull): 6,1 milionë euro (pa përfshirë bonuset) 

Felipe Massa (Williams): 4,7 milionë euro 

Nico Hulkenberg (Renault): 2,8 milionë euro 

Max Verstappen (Red Bull): 2,8 milionë euro (pa përfshirë bonuset) 

Checo Perez (Force India): 2,3 milionë euro 

Romain Grosjean (Haas): 1.4 milionë euro 

Kevin Magnussen (Haas): 950.000 euro

Jolyon Palmer (Renault): 950.000 euro

Daniil Kvyat (Toro Rosso): 700.000 euro 

Carlos Sainz (Toro Rosso): 700.000 euro

Stoffel Vandoorne (McLaren): 300.000 euro

Marcus Ericsson (Sauber): 275.000 euro 

Esteban Ocon (Force India): 175.000 euro

Pascal Wehrlein (Sauber): 150.000 euro

Lance Stroll (Williams): Nuk dihet.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *