AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrau Vilson Tafçiun në ‘Astir’, vetëdorëzohet autori i krimit (DETAJE)

Është vetëdorëzuar në në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, autori i vrasjes së Vilson Tafçiut, ngjarje e cila tronditi kryeqytetin në mbrëmjen e datës 20 janar 2020 në “Astir”.

Lajmi konfirmohet nga Policia e cila thotë se 29-vjeçari Noel Dishi është vetëdorëzuar para pak minutash në DVP Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit  V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara  dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët  para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T.

Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.

Policia ka arritur të zbardhë vetëm një ditë më parë vrasjen e 29-vjeçarit Vilson Tafçiu në zonën e Astirit.

Sipas burimeve për faxweb.al dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është Noel Dishi nga Dibra, banues në Sukth, shok prej shumë vitesh me viktimën dhe dy të rinjtë kishin udhëtuar në disa shtete të Evropës së bashku.

Të njëjtët burime pohojnë se pas pyetjes së familjarëve të autorit të dyshuar ata kanë marrë pohimin se e njihnin Vilson Tafçiun, madje u ishte prezantuar nga Noel Dishi si shok i tij.

Ende e errët mbetet arsyeja që çoi në përplasjen me armë mes dy shokëve, ndërsa si pistë është hedhur fillimisht prishja për pazaret e drogës ndërsa nuk përjashtohet dhe grindja për një femër, ndërsa policia raporton se dyshohet për motive të dobta teksa është dokumentuar e gjithë ngjarja:

Njoftimi zyrtar bërë ditën e djeshme:
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhur në Allias dhe në Astir.

Si rezultat i punës profesionale, reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë dhe bërjes së një sërë veprimesh proaktive, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari V. T.

Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë shtetasin V. T.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.

Policia e Tiranës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe fton qytetarët për të bashkëpunuar më tej, në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *