AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Astir: Persona të veshur civil fusin me dhunë në makinë një protestues (VIDEO)

Protesta e Astirit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë, ndërkohë që me mbërritjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjithçka ka kaluar me qetësi, por me sa duket forcat e Policisë nuk kanë pritur aspak sa iu përket arrestimeve.

Fax News ka siguruar pamjet e arrestimit të ndodhur vetëm pak çaste më parë të njërit prej protestuersve, emri i të cilit ende nuk dihet, nga persona të veshur civil dhe pa mjete identifikuese.

Personi në fjalë është futur me forcë në makinën e Policisë nga persona civil të cilët e kanë rrethuar dhe futur me dhunë  në mjetin e policisë.

ARRESTOHET PROTESTUERSI I ASTIRIT

Publiée par Fax Web sur Dimanche 13 octobre 2019

Prej afro 1 viti, banorët e Astirit protestojnë për projektit e rrugës që preket banesat e tyre.

Çdo mbrëmje banorët e Astirit bllokojnë rrugën pasi kjo është mënyra e vbetme për të parandaluar shembjen e shtëpive të tyre.

Ndërsa mëngjesin e datës 10 Tetor  kanë filluar arrestimet e banorëve për protestën e zhvilluar me datë 9 kun janë ndaluar dhe mbahen në burg të paktën 3 persona

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *