AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Asnjë rezistencë nga banorët, IKMT nis prishjen e dhjetra banesave në Astir (VIDEO)

Ka nisur edhe ditën e sotme aksioni i IKMT për prishjen e diisa banesave në zonën e Unazës së Re dhe ndryshe nga sa ndodhi të martën e kaluar, nuk ka pasur rezistencë të banorëve.

Mësohet se përgjatë këtij aksioni do të prishen dhjetra banesa ç’ka i hap rrugë vijimit të zgjatimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Banorët kishin paralajmëruar se do të vijonin rezistencën e tyre dhe nuk do të lejonin mjetet të shembnin banesa dhe biznese përgjatë këtij segmenti, por me sa duket ata nuk kanë gjetur dakortësi mes njëri-tjetrit.

Një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar dëmshprëblim nga shteti duke e quajtur vlerësimin si abuziv dhe jo në vlerën e tregut, ndërsa disa të tjerë kanë deklaruar se shteti nuk iu ka ofruar fare kompensim.

Përgjatë më shumë se një viti që kur ka nisur protesta e tyre, ka pasur edhe nga ata banorë që kanë pranuar banesa sociale nga ana e bashkisë, sikurse nga ata që kanë pranuar dëmshpërblimin.

(F.GJ/FAXWEB.L)

Fjalët Kyce

Palët politike u ulën në tavolinë për Reformën Zgjedhore, mendoni se është arritur një marrëveshje mes liderëve kryesorë dhe për çështje të tjera?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *