19:33 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Asnjë ministër nuk është kaq provokues”, Marku shpërthen në akuza ndaj Lleshajt: Mos merr rolin e Hekuran Isait

10:47 | 24/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Asnjë ministër nuk është kaq provokues”, Marku shpërthen në akuza ndaj Lleshajt: Mos merr rolin e Hekuran Isait

Ish-deputeti i PD-së, pedagogu Mark Marku ka bërë akuza të forta kundrejt Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

I ftuar në emisioni ‘Provokacia’ për të folur për situatën politike në vend Marku tha që Lleshaj po vepron siç vepronte Hekuran Isai (Ministër i Brendshëm gjatë periudhës së komunizmit), dhe se ai nuk duhet ta etiketoje opozitën si bandë.

“Unë them që ministri Lleshaj të mos vihet në rolin e Hekuran Isait. E kuptoj që atje ka edhe teprime. Diskursi politik i tij është shumë i ashpër dhe provokues që nuk e ka asnjë ministër rendit në asnjë vend të botës. Një ministër rendi nuk etiketon opozitën. Një ministër Rendi thotë se do ta etiketojë opozitën si bandë.” u shpreh Mark Marku.

Gjatë diskursit të tij Marku tha gjithashtu që në momentin që në një vend përmbyset demokracia ai mbështet dhe idenë e mbrojtjes përmes dhunës.

“Jam për beteja të forta për demokracinë. Në momentin që rrezikohet demokracia, rezistohet edhe përmes dhunës. Do të pranoja përmbysjen e një diktatori me dhunë se sa të pranoja në mënyrë të heshtur një diktaturë.” vijoi më tej analisti.

Marku tha që Policia dhe Ministria e Brendshme duhet të gjejë mënyra të tjera për të menaxhuar protestat, jo vetëm nëpërmjet përdorimit të gazit lotsjellës.

Deklarata e Mark Markut në emisionin “Provokacija”:

Jam për beteja të forta për demokracinë. Në momentin që rrezikohet demokracia, rezistohet edhe përmes dhunës. Do të pranoja përmbysjen e një diktatori me dhunë se sa të pranoja në mënyrë të heshtur një diktaturë. Jam për institucionet. Me policinë ka pasur dhunë jo proporcionale. Nuk ka pasur arsye për të ushtruar dhunë. Forcat e policisë duhet të jenë profesioniste. Është shumë e kollajtë për të hedhur gaz. Për menaxhimin e protestave, policia duhet të gjejë metoda të tjera. Nëse populli gjuan me gurë, nuk do të gjuaj edhe policia, pasi ka forma të tjera për t’i menaxhuar.

Unë them që ministri Lleshaj të mos vihet në rolin e Hekuran Isait. E kuptoj që atje ka edhe teprime. Diskursi politik i tij është shumë i ashpër dhe provokues që nuk e ka asnjë ministër rendit në asnjë vend të botës. Një ministër rendi nuk etiketon opozitën. Një ministër Rendi thotë se do ta etiketojë opozitën si bandë.

Nuk ke nevojë të përdorësh gazin kur ata njerëz i largon pa gaz. Ka protesta në vende të tjera që janë jashtëzakonisht të dhunshme dhe policia nuk ushtron dhunë. Para dy javëve, protestuesit hynë në Parlamentin anglez dhe policia i kapi në mënyrë të kujdesshme dhe i nxori jashtë. Ata ishin të zhveshur dhe nuk mund të policia të ushtrojë të njëjtin kundërveprim; të zhvisheshin.

Ka dhunë jo proporcionale dhe kjo e bën policinë edhe më politike. Unë personalisht mendoj që një ushtarak nuk duhet të jetë…Nuk njeh të drejtat dhe liritë elementare demokratike. Është ideja e ushtarakut që kush më sulmon mua, do ta sulmoj dhe e konsideron shtetin si disa godina operacionale që do merren dhe nuk do të merren. Ndonjëherë edhe betejat ushtarake janë simbolike. Nuk ka konceptet elementare për liritë demokratike. Janë rrahur protestuesit dhe janë bombarduar me gaz.

(J.B/FAXWEB.AL)

Etiketa: ‘Provokacia’mark markusANDER lLESHAJ
Pas

I dha fund martesës 3-vjeçare, zbulohet çfarë e shkaktoi divorcin e Adele

Para

Kasollja që çmontoi maskaradën e shëndetësisë

Para
Kasollja që çmontoi maskaradën e shëndetësisë

Kasollja që çmontoi maskaradën e shëndetësisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.