Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor të pasojave mbi Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas ministrisë, nga 457 testime të kryera, 17 qytetarë janë konfirmuar të infektuar, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Gjithashtu, listës totale të të shëruarve i janë shtuar edhe 18 qytetarë në 24 orët e fundit.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
7 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 457 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,583 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 7 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 457
Testime totale 2,011,673
Raste pozitive 332,358
Raste të shëruara 328,583
Raste Aktive 181
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 119
Vlorë 18
Gjirokastër 11
Fier 14
Berat. 6
Shkodër 5
Durrës. 3
Lezhë. 3
Elbasan. 2