Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

“Asnjë cicërimë nga qeveria”, Shehu për sulmin në Beograd: Vuçiç po i vonon tekstin Ramës, po ringjallin Jugosllavinë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu akuzoi ashpër qeverinë se nuk po reagon për sulmin e ambasadës së Malit të Zi në Beograd mbrëmjen të enjtes sepse është vetë palë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Shehu me ironi u shpreh se kryeministri Edi Rama po pret që t’i dërgojë Vuçiç reagimin, ku të thotë Jugosllavia e Re që po ringjallet është mbi gjithçka.

“Heshtje e plotë, asnjë cicerimë nga zyrat e qeverisë këtu?! Siç duket, Rama është në hall të madh: Kryetari i Mini Shengenit, Vuçiç po ja vonon tekstin dhe ky po pret si i priste dikur ato letra Hoxha prej Titos, se pa dyshim mbi stabilitetin, të drejtat, mbi interesat e vendit, mbi OSBE-në, mbi gjithçka është ajo Jugosllavi e Re me Carin e saj komandues, që ata po e nxjerrin nga pluhuri i historisë për t’jua vënë mbi krye e komanduar me kërbaç shqiptarët e rajonin, si dikur…

Teori të vjetra e të rrezikshme për dominim këto, por që Vuçiç me zbatues Rama e Zaev po i ringjallin dhe që tashmë po u japin energji të reja ëndrrave nacionaliste e keqpërdorimit të fesë, gjë që u materializua dhe mbrëmë në Beograd”, tha Tritan Shehu në “Facebook”.

Sipas tij, zyrtarët e qeverisë më së paku duhet të kishin dënuar sulmet provokuese ndaj ambasadës së Malit të Zi nga huliganët serbë.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Hesht «Presidenca» e re e OSBE-së, sikur ta komandonte Vuçiç! Asgjë nuk pipëtin nga Tirana, që ka dhe Kryesinë e OSBE, në lidhje me ngjarjet shumë të rënda kundër Ambasadës së Malit të Zi në Beograd!

Si vend i rajonit dhe si detyrim së fundmi i OSBE-së, së paku një thirrje dënuese ndaj atyre provokacioneve, së paku një thirrje për qetësi duhej nxjerrë nga zyrat qeveritare, nga ngrehina e Ministrisë sonë të Jashtme për sa ndodhi, po ndodh e mund të ndodhë përsëri në Beograd, duke rrezikuar përkeqësimin. Heshtje e plotë, asnjë cicerimë nga zyrat e qeverisë këtu?!

Siç duket, Rama është në hall të madh: Kryetari i Mini Shengenit, Vuçiç po ja vonon tekstin dhe ky po pret si i priste dikur ato letra Hoxha prej Titos, se pa dyshim mbi stabilitetin, të drejtat, mbi interesat e vendit, mbi OSBE-në, mbi gjithçka është ajo Jugosllavi e Re me Carin e saj komandues, që ata po e nxjerrin nga pluhuri i historisë për t’jua vënë mbi krye e komanduar me kërbaç shqiptarët e rajonin, si dikur…

Teori të vjetra e të rrezikshme për dominim këto, por që Vuçiç me zbatues Rama e Zaev po i ringjallin dhe që tashmë po u japin energji të reja ëndrrave nacionaliste e keqpërdorimit të fesë, gjë që u materializua dhe mbrëmë në Beograd.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *