Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ka kamera të fshehta, mos guxoni …” Presidenti Meta bën paralajmërimin e fortë pak para nisjes së numërimit

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje të gjithë numëruesve të votave që të bëjnë kujdes sepse ka kamera të fshehta kudo.

Meta e cilëson të mrekullueshëm mbarëvajtjen e ditës së votimit, ndërsa bën thirrje gjatë një lidhje me telefon nga Vlora për MCN që komisionerët dhe numëruesit të mos bëjnë shkelje pasi ka kamera të fshehta kudo.

“Votat janë në kuti sovrani ka folur dhe duhet të respektojmë vullnetin edhe mos të lejomjë askënd të bëjë eksperimente se kudo ka kamera të fshehta. Askush mos të guxojë të cënojë një gjë të mrekullueshme që ndodhi sot. Jam i kënaqur për gjithë këtë proces dhe uroj që të mbyllet në mënyrë të mrekullueshme”, tha kreu i shtetit.

Më tej, Meta u shpreh se dita e somte i ka dhënë një mesazh të fortë botës demokratike se ne jemi vend i gatshëm për t’u integruar në BE.

“Jam i kënaqur për gjithë këtë proces dhe uroj që të mbyllet në mënyrë të mrekullueshme. Ka qenë e qetë dhe duhet të na bëjë krenar dhe i ka dhënë një mesazh të fortë botës demokratike se jemi vend i gatshëm për t’u integruar në BE. Jam në gjtihë Shqipërinë. Këshilltarë dhe ndihmësit e mi kanë qenë kudo jemi në bashkëpunim me BE dhe partnerët ndërkombëtarë.

Deri dje kam qenë shumë i shqetësuar por sot që e kishte fjalën sovrani jam shumë i qetë se e di që s’do gabojë asnjëherë. Kam patur shumë arsye për të qenë i tillë na ndodhi një ngjarej tragjike dhe është përgjegjësi e shteti se nëse prokuroria do të kishte vepruar dhe s’do ta kishte lënë takimin me kallëzuezit në 30 prill ajo do ishtë parandaluar. Cështja e zgjedhjeve është e jashtëzkondhme dhe për legjitimin e institucioneve,” përfundoi Meta.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.