Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar sërish sot lidhur me thirrjen në Hagë të disa përfaqësuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Thaçi shkruan se asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos luftën e Kosovës për liri.
Reagimi i plotë i Thaçit:
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë. Asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë. Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë.
Si president i vendit, si bashkëluftëtar, e çmoj shumë gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Jam i bindur që, njëjtë sikurse në të kaluarën, sërish do të dalim fitimtarë. Pastërtia e luftës sonë do të dëshmohet përballë çdo gjykate! HTH
(E.K/Faxweb.al)