Është rikthyer tendenca e njohur e të vajzave të viteve 2000.
Bëhet fjalë për ekspozimin e mbathjeve nga pantallonat apo fustanet. Duhet thënë se ky është një trend që kërkon guxim dhe nuk është cilësuar si ndër më të hijshmit.
Shumë vajza kanë parakaluar në tapetin e kuq duke ekspozuar se çfarë mbanin veshur nën fustan. Së fundmi, në sfilatën e pranverës 2020 nga Versace, Bella Hadid u shfaq në pasarelë me një kostum të zi dhe me mbathje të ekspozuara. Një veshje e tillë është parë dhe në Met Gala.
Siç ndodh gjithmonë dhe me të gjitha trendet e veshjeve, moda riktheht dhe për këtë trend nuk bëri aspak përjashtim.