Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë për media tha se nga protestat nuk vjen asgjë e keqe, por kjo kauzë u shpreh ai vendos pushtetin para llogarisë dhe përgjegjësive.
“Protesta kundër qeverisë janë domosdoshmëri për të mbrojtur të drejtat tona. Asgjë e keqe nuk ndodh nga protesta, vetëm të mira, ka vetëdijesim, presion, kërkim llogarie dhe domostrim se guxojmë si njerëz të lirë. Të këqijat ndodhin kur nuk reagojmë dhe kur heshtim. Të këqijat ndodhin kur qeveritë manipulojnë ndërkombëtarët për të ruajtur keqmenaxhimin dhe opozita nuk thotë fjalën e saj. Me 6 dhjetor në Tiranë mbahet samiti i vendeve anëtare të BE me vendet e BP, protesta në samite dhe takimet ndërkombëtare, janë gjëra më normale dhe janë pothuajse ligj në vendet e lira.”, tha Berisha.
Ai tha se kudo ku mbahen samite ndërkombëtare qytetarët protestojnë dhe askush nuk i etiketon si armiq siç bën qeveria shqiptare: “Askush nuk i akuzoi si armiq, si agjentë të Kremlinit, siç bëjnë këtu krerët e mafies shtetërore”, tha Berisha.