Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashJetë dhe stilTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

As trajtime të shtrenjta dhe as botox, Victoria Beckham tregon sekretin e fytyrës pa rrudha: Kam që 30 vjeç që haj…

Ajo mund të quhet pa frikë “gruaja kameleon” e industrisë së modës, që ka guxuar aq shumë jo vetëm krijimet e saj, por mbi të gjitha me pamjen e saj të jashtme. E njohur ndryshe si ”Posh Spice”, Victoria Beckham është kthyer në një muzë frymëzimi për mijëra femra në të gjithë botën.

Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar dhe duket përherë e më e re dhe sigurisht që meritë për këtë nuk kanë vetëm gjenet e mira dhe trajtimet e ndryshme, por edhe ngrënia e përditshme e një fruti që fatmirësisht gjendet edhe në tregun shqiptar.

Sipas 46 vjeçares britanike, çelësi për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim është konsumimi i sasisë së duhur të yndyrnave (atyre të shëndetshme, sigurisht). Për këtë arsye ajo ha 3-4 avokado në ditë që kur ishte 30 vjeç.

Avokadot janë një burim i madh i yndyrnave të pangopura dhe të vitaminës E. Konsumimi i mjaftueshëm i këtyre yndyrnave e mban lëkurën të hidratuar dhe elastike. Vitamina E vepron si një antioksidant dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ, i cili lidhet me moshën (plakjen).

Të gjitha yndyrnat, fibrat dhe fitokimikatet (komponente biologjikisht aktive të bimëve) të pangopura mund të ulin gjithashtu nivelin e kolesterolit të keq, rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare, reduktojnë stresin oksidativ dhe të parandalojnë inflamimin. Kështu që, nëse dëshironi një lëkurë si të Victoria-s, bëni mirë t’i shtoni avokadot në menunë tuaj ditore.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *