Gazetari Arjan Çani ka deklaruar se rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit pak para mesnatës së kaluar në Kuvendin e Kosovës nuk erdhi nga Mustafa, Thaçi, Rama as Zoti por nga Gringot (të huajt), që sipas tij e kishin shkop nën rrota.
Çani shprehet se nuk ka pasur ndonjëherë simpati për Kurtin dhe qasjen e tij ideologjike ndaj shoqerisë dhe shtetit që sipas tij ai donte të ndertontë, por thekson se ai nuk ishte ‘kali i bastit të tyre”.
Çanishton se një vendim i tillë provon edhe njëherë se fjalët demokraci dhe sovranitet nuk janë tjetër veçse gënjeshtra që iu serviren turmave naive për të fshehur lojën e vërtetë që bëhet aty ku syri dhe mendja e turmave e ka të vështirë të shohë.
Reagimi i plotë:
Albin Kurtin e rrezuan vetem Gringot dhe askush tjeter
Une personalisht nuk kam patur asnjehere ndonje simpati per Albin Kurtin dhe qasjen e tij ideologjike ndaj shoqerise dhe shtetit qe ai donte te ndertonte.
Por kjo nuk me pengon te them sonte se lajmi i pak minutave me pare i rrezimit te Qeverise se tij na provon edhe njehere se fjalet demokraci dhe sovranitet nuk jane tjeter vecse genjeshtra qe iu serviren turmave naive per te fshehur lojen e vertete qe behet aty ku syri dhe mendja e turmave e ka te veshtire te shohe.
Sonte Albin Kurtin nuk e rrezoi as Isai i LDK as Thaqi, as Rama dhe as Zoti. Sonte Kurtin e rrezuan Gringot sepse ai nuk iu bind urdherit te tyre. Kurti nuk ishte kali i bastit te tyre. Gringot nuk duan shkopinj nen rrota. Kurti ishte shkopi nen rrotat e tyre.
Kosova duhet t’i jape ca territore Beogradit sepse keshtu duan Gringot. Jetojme ne xhungel. Ligjin e ben me i forti. Ndaj mjaft më me fjalet sovranitet dhe demokraci apo zgjedhje te lira e te ndershme. Keto ekzistojne vetem si genjeshtra. Gringot kane parime te tjera.
(F.GJ/FAXWEB.AL)