Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“As që duan ta dijnë për ta”, gazetari iu “përvishet” autoriteteve shqiptare për vdekjen e 35-vjeçares në Greqi

Gazetari i Fax News në Greqi Shpetim Zinxhiria ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook në lidhje me  vdekjen e një 35-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në burgun e grave në Thiva të Greqisë.

Mësohet se ajo ishte e dënuar për disa vepra penale ndërsa të burgosurat e tjera janë shprehur se ajo ka vdekur për shkak të koronavirusit.

“Jo pak herë kam ngritur zërin për te denuarit shqiptar në burgjet e Greqisë, ashtu siç kam theksuar dhe theksojë se përfaqësimi shtetit shqiptar në Greqi eshte antishqiptar”, shkruan gazetari.

Postimi i plotë

“O shteti im: Të burgosur janë, nuk janë të dënuar me vdekje.

Greqi / Sot në orën 9 të mëngjesit vdiq një 35-vjeçare, ndërsa para një muaji po në të njëtin burg kishte vdekur dhe një grua tjetër.

Jo pak herë kam ngritur zërin për te denuarit shqiptar në burgjet e Greqisë, ashtu siç kam theksuar dhe theksojë se përfaqësimi shtetit shqiptar në Greqi eshte antishqiptar.

Që venë partinë mbi njerinë… ( poshte janë dy publikime ne Facebook) por askush nuk mori mundimi te shohe realitetin.

Sot mungon një studio ligjore, ashtu siç mungon polici shqiptar i kontaktik, por nuk na mungon një person, një ish – mësues Kristo Çakulli, në rolin e një dipllomati qe lexon vetëm gazetat greke.

Edhe presidentit te vendit tim i jam drejtuar publikisht, por as që duan ta dijnë për ta. Vitin e kaluar patëm 13 te vdekur në burgjet greke, por kete shtet shqiptar edhe te tjere duhet të vdesin?

Por…?

Nga 30 marsi kisha ngritur këtë problem në rrjetet sociale se shqiptaret e dënuar janë në gjendje alarmante, se disa prej tyre të prekur nga sëmundje presin vdekjen. Aq sa askush nuk i pret ne ambulancat e spitalit për ti parë, pasi mjekët kanë frikë.

Nuk flasim për testime se keto mund te jene nje ëndër, por nuk kanë mjetet mbrojtese më minimale si maska apo doreza, kur dihet se një qeli jetojne 6-9 bashkë.

Sot humbi jeten nje 35-vjeçare nga COVID-19, lusim Zotin te jetë e fundit kjo vdekje në burgjet e këtij vendi. Të dënuarit në Kretë kanë 4-5 ditë që janë në revolta, ndërsa sot ka filluar në burgun e Thivës në përgjithësi ku gjenden forcat e policisë. Te burgosurit e ketij burgu thonë se

“Megjithë premtimet për përmisimet e burgut për shkak të pandemisë COVID-19, asgjë nuk është bërë ende. Spitalet nuk pranojnë të burgosur nga burgjet, nuk ka asnjë mjek në në burgun e Thivës. Duhej të ishin liruar të prekurit nga kjo sëmundje. Të burgosur jemi . Jo. nuk jemi të dënuar me vdekje.

Një e denuar në të njëjtin qeli ka deklaruar se: “35-vjeçarja ishte shumë temperaturë, ajo kishte ethe, kishte dhimbje te kockat dhe kishte veshtirësi në frymëmarrje. Na thanë që ajo kishte një virus. Dhe tani ata na tregojnë se ajo vdiq nga një sulm në zemër. Kemi frikë në se kishte COVID-19 do jemi të infektuar. Nuk na dhanë as doreza dhe as maska, por vetëm pak klor në një shishe me ujë. Ne jemi në mëshirën e Zotit. Na ndihmoni. Në burg ka edhe nëna me fëmijë deri në 3 vjeç. Na ndihmoni “.

Sot në burgjet e Greqisë ndodhen 11.245 persona nga 10.055 që lejon kapaciteti, pra 111% . Midis tyre ndodhen edhe 1670-1700 shqiptarë. Kujtojmë se një deklaratë të botuar në 20/3/2020, Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT) thekson nevojën për masa alternative që duhen marrë gjatë zbatimit të masave të parandalimit të pandemisë”.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *