Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“As nuk më kanë telefonuar”, Agron Llakaj flet për largimin e Romeos dhe Donaldit nga Al Pazari

Dy aktorët shumë të pëlqyer nga publiku Romeo dhe Donald Veshaj para pak ditësh lajmëruan në emisionin “E diell” se nuk do të jenë më pjesë e ‘Al Pazarit’. Pas largimit të tyre, për herë të parë ka folur dhe Agron Llakaj.

Gjatë emisionit të pasdites në ‘Vizion Plus’, aktori i humorit u shfaq i prekur nga ky largim i befasishëm i tyre, madje u shpreh se binjakët as nuk e kanë telefonuar më. Pavarësisht të gjithave, Agroni ka deklaruar se Romeo dhe Donaldi do e kenë gjithmonë një derë të hapur nëse vendosin të kthejnë kokën pas.

Po ashtu ai shprehet se i ka mbështetur, i ka dashur dhe se është shumë i lumtur që i ka krijuar. “Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse, por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën  e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë”. Këto fjalë që Agroni i tha publikisht, u shpreh se mund t’ua kishte thënë dhe vëllezërve, mirëpo këto të fundit nuk e kanë telefonuar që prej një muaji.

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.