Me akullnajat, fjordet dhe malet madhështore, Norvegjia njihet për peizazhin natyror sa piktoresk aq edhe dramatik.
Sidoqoftë, terreni i thyer i tij nuk të mundëson udhëtime të lehta. Për të bërë udhëtimin prej 1.100 kilometrash në mes të qytetit jugor të Kristiansand dhe Trondheim në veri nëpërmjet bregut perëndimor, aktualisht merr 21 orë dhe kërkon shtatë kalime tragetesh.
Qeveria norvegjeze ka në plan ta shkurtojë këtë kohë me një projekt infrastrukturor i cili kushton plot 40 miliard dollarë për ta bërë rrugën “pa traget”.
Aspekti më ambicioz është ndërtimi i tuneleve lundruese të zhytur që ulen rreth 30 metra nën sipërfaqen e ujit.
Nëse është e suksesshme, Norvegjia mund të fitojë një garë globale, përfshirë Kinën, Korenë e Jugut dhe Italinë, të cilat po kërkojnë projekte të ngjashme.
Administrata e rrugëve publike norvegjeze (NPRA), organi qeveritar përgjegjës për projektin, synon të përfundojë ndërtimin deri në vitin 2050, pra për një afat kohor prej rreth 30 vjetësh.
Pse do të ndërtohet një tunel lundrues?
Më shumë se 50% e mallrave të eksportit në Norvegji vijnë nga kjo zonë, megjithatë rruga ka një standart shumë të ulët për një rrugë evropiane.
Ideja për një tunel lundrues të zhytur nuk është e re. Në 1882, arkitekti britanik detar Edëard Reed propozoi një tunel lundrues në të gjithë Kanalin Anglez – një ide e cila nuk është mbështetur në atë kohë.
Të bëra prej betoni, ato do të funksiononin si tunele konvencionale, duke transportuar automjete nga një fund të një fjordi në tjetrin.
Rreziqet më të mëdha në projekt janë shpërthimet, zjarri dhe mbingarkesat, dhe për këtë një testim i gjerë është thelbësor.
Testet do të ndihmojnë ekipin të kuptojë se çfarë do të ndodhte me strukturën e tunelit nëse, për shembull, një kamion që mban mallra të rrezikshme shpërthen brenda.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se presioni i vazhdueshëm i ujit që rrethon tunelet lundruese redukton dëmet e shkaktuara nga shpërthimet.
Duke punuar me marinën norvegjeze, ekipi i NPRA po heton gjithashtu se si do të dilnin tunelet në qoftë se nëndetëset rrëzohen sipër tyre.
E39 do të krijojë hapësira bregdetare të reja në turizëm, ndërkohë që tunelet mund të bëhen tërheqëse me veçantinë e tyre, veçanërisht nëse ato nuk i ka bërë dikush tjetër më parë.
“Si një inxhinier urë që punon në këtë projekt të mrekullueshëm,” – thotë Minoretti, “vetëm mund të shpresosh”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)