AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“As më shkon ndërmend të dënohem”, sot vendoset fati i Tahirit, a do të vuajë 8 vite burg?!

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet që të japë sot vendimin për Saimir Tahirin, për të cilin Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg, e cila konvertohet në 8 vite për shkak se i pandehuri ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Fillimisht në seancën e sotme pritet që të jetë mbrojtja e Jaeld Çelës, i cili ndodhet në kërkim, dhe më pas Gjykata të dalë në një vendim për ish-ministrin e brendshëm, i cili akuzohet për trafik lëndësh narkotike, pjesëmarrje në grup kriminal si dhe korrupsion i zyrtarëve të lartë.

Në përfundimin e seancës së kaluar Tahiri u shpreh se dënimi as që i shkonte ndërmend, dhe të gjithë procesin gjyqësor ndaj tij e konsideronte të sajuar dhe me prapavijë të fortë politike.

Madje Tahiri shkoi deri aty sa tha se bashkë me të duhet të hetohej dhe Partia Socialiste, meqënse pretendohet se me paratë e grupit Habilaj janë blerë zgjedhjet.

Kujtojmë se tre gjyqtarët që do të vendosin për Tahirin janë Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Në seancën e kaluar, e cila zgjati për disa orë me radhë, ish-ministri zgjodhi që ta bënte vetë mbrojtjen e tij.

Ndër provat më të rëndësishme që përdori Tahiri duke pretenduar pafajësinë ishin 6 shkresa dërguar ish ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli për mosfunksionimin e radarëve, dokumenti sekret në të cilin Jaled Çela njoftonte prokurorinë për aktivitetin kriminal të Habilajve dhe e-mailin e zyrtarit të policisë së Vlorës, Gjergji Kohilës për prokurorin Dritan Prenci duke njoftuar po për aktivitetin kriminal të Habilajve.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *