Ekspozimi i pakufizuar në diell, çrregullimet hormonale, shtatzënia dhe përdorimi i produkteve estetike dhe larëse jo cilësore janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e njollave kafe në fytyrë.
Në Living ju kemi sjellë vazhdimisht trajtime dhe maska të ndryshme efektive për të trajtuar njollat kafe, kurse sot ju ofrojmë një recetë tejet të veçantë, sapun me majdanoz mw veti zbardhuese, eksfoliuese dhe hidratuese për lëkurës, duke e pastruar dhe trajtuar atë deri në thellësi.
Për të përgatitur sapunin me majdanoz ju duhen këta përbërës: 2 lugë gjelle qumësht pluhur, 2 lugë gjellë miell tërshëre të imët, 2 lugë gjelle mjaltë organil, 100 ml lëng i përftuar nga zierja e majdanozit,100 ml çaj jeshil dhe 4 lugë gjelle sapun natyral me glicerinë.
Në një enë shtoni fillimisht çajin jeshil dhe lëngun e përftuar nga zierja e majdanozit, në momentin që dy lëngjet marrin valë ulni temperaturën e zierjes. Shtoni gradualisht miellin e tërshërës, qumësht pluhurin dhe mjaltin. Përzieni të gjithë përbërësit me lugë druri derisa të formnohet një masë kremoze. Në fund shtoni copëza të grimcuara të sapunit me glicerinë.
Nëse vini re se masa është e trashë, vazhdoni përzierjen e saj që në këtë rast nënkupton shkrirjen e masës në proces banjo-mari. Më pas hiqni sapunin nga zjarri dhe vendoseni në kallëpë sipas mundësive që keni në shtëpi dhe lëreni të ftohet në ngrijre për 3-5 orë. Nxirreni nga ngrirja dhe ruajeni në temperaturë ambienti, vetëm pasi të kenë kaluar 24 orë mund ta përdorni.