AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“As kontroll, as hiç fare, as në Brindisi!” flasin emigrantët që erdhën me traget: Vulosëm pasaportën dhe më vunë dorën në lule të ballit

Pas shfaqjes së koronavirusit në Itali ku deri më tani janë shënuar dy viktima dhe 74 persona të infektuar, është rritur rreziku edhe për vendin tonë.

Megjithatë shqiptarët që jetojnë në Itali kanë vendosur që të nisen drejt Shqipërisë për shkak të frikës së infektimit nga ky virus.

Në mesantë janë vënë re rradhë të gjata të emigrantëve në Brindisi të cilët po niseshin me target drejt Vlorës.

Gazetarja e Fax News Afrovita Hysaj në një lidhje live nga porti i Vlorës, deklaroi se nuk ka asnjë kontroll mjekësor në vend, vetëm plotësimi i një formulari, ndërkohë që në Brindisi nuk janë pyetur fare.

 “Nuk ka asnjë kontroll mjekësor në vend. Situata është alarmante sepse nuk matet as temperatura e trupit. As formularë, as pyetësor dhe asnjë lloj kontrolli tjetër në Brindisi. Sapo kam kaluar pikën e kufirit dhe nuk ka pasur asnjë kontroll. Edhe në Brindisi është e njëjta situatë dhe askush nuk të pyeste. Aty kalohet lehtësisht dhe e njëjta gjë ndodh edhe në portin e Vlorës. Autoritet në Portin e Vlorës nuk kanë marrë asnjë masë rigoroze, vetëm një plotësim formulari.”- raporton gazetarja e Fax News..

Edhe qytetarët shprehen se askush nuk i ka kontrolluar, por shtojnë se një pjesë e tyre në Portin e Vlorës janë kontrolluar për temperaturë.

“Shkruajtëm vetëm emrin dhe mbiemrin. Kur erdha këtu më matën temperaturën. Kaq. Edhe mua këtë kontroll. Vulosëm pasaportën dhe më vunë dorën në lule të ballit.

As fare kontroll hiç fare. Ska më keq! Ça flet asnjë çikë hiç fare.

Për shëndetin në Brindisi asgjë! Po nuk u kontrollua atje, këtu ska efekt se mund të infektohesh në traget.”- u shprehën emigrantët e kthyer.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *