14:35 | 31/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dasma sebep për shkarkimin/ Prapaskenat që fshihen pas largimit të Meçollarit, kundërshtimi i VKM- së që i ‘hëngri kokën’

17:25 | 09/08/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dasma sebep për shkarkimin/ Prapaskenat që fshihen pas largimit të Meçollarit, kundërshtimi i VKM- së që i ‘hëngri kokën’

Artur Meçollari i emëruar zv.Komandant i Forcës Detare të vendit në shkurt të vitit të kaluar është shkarkuar nga detyra për shkak se kishte nisur të organizohej një ceremoni martesore në anijen e Rojes Bregdetare të fëmijës së një ushtaraku.

Vetë Meçollari ka deklaruar për mediat se nuk ka qenë ai që e ka dhënë lejen për zhvillimin e ceremonisë, por një titullar nga Ministria e Mbrojtjes, ministri e cila edhe firmosi shkarkimin e tij.

“Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo time. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare”, tha Meçollari (lexo këtu).

Por Faxweb.al ka marrë informacione të reja në lidhje me këtë zhvillim pasi nga rrethanat e fakteve provohet se organizimi i një ceremonie të tillë nuk është rast unik ky i fundit.

Masterchef Albania 2

Më herët në anijet e rojës bregdetare në përgjegjësi të Ministrisë së Mbrojtjes janë zhvilluar edhe “Master Shef Albania”  në zonën e Pashalimanit, apo të “Mis Shqipëria 2007” ku për këtë të fundit gjenden lehtësisht edhe foto në rrjetet sociale.

Masterchef Albania 2

Ndërkohë që Meçollari ka shqiptuar nga goja e tij se nuk e ka dhënë ai lejen për një event të tillë, nga ministria e Mbrojtjes ende nuk ka një qëndrim zyrtar nëse qëndron kështu e vërteta apo jo, dhe nëse po, cili është emri i titullarit.

Masterchef Albania 2

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe cilat janë rrethanat që e vendosën Meçollarin në një situatë të tillë? Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se para 2 muajsh, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka nisur procedurat e shkarkimit për zv. Komandantin e Forcës Detare, por çuditërisht e ka pezulluar.

Miss Albania 2007

Ndoshta kjo nuk ka ndodhur pasi në atë kohë, në SHSHP ishte gjeneral Bardhyl Kollçaku i cili disa ditë më parë është emëruar si shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Masterchef Albania 2

Gjithashtu në atë kohë kur u përfol shkarkimi i Meçollarit, po negociohej dhënia me koncesion e bazës detare të Sarandës dy kompanive shqiptare. Flitet se Meçollari ka qenë kundër Vendimit të Këshillit tqë Ministrave që ka dalë pikërisht për këtë qëllim.

Masterchef Albania 2

Në rrethanën e këtyre fakteve, me sa duket është gjetur thjeshtë rasti për ta bërë fakt të kryer shkarkimin e Artur Meçollarit dhe preteksit të jetë një ceremoni që pretendon se nuk e ka lejuar dhe firmosur ai lejen, shtuar faktin se ceremoni të tilla sikundër i përmendëm edhe më lart, janë zhvilluar edhe më herët dhe nuk kemi dëgjuar apo lexuar ndonjë urdhër të tillë nga Ministria e Mbrojtjes.

Masterchef Albania 2

Por çfarë ndodh në vende të tjera kur dikush ka dëshirë të organizojë dasëm në det të hapur, hipur mbi një anije që i përket ministrisë së Mbrotjes apo në tërësi, shtetit përkatës?

Masterchef Albania 2

Po marrim rastin e Sidnejt, ku një kapiten thekson: “Si një Kapiten i regjistruar i Anijeve, më lejohet të bëj ceremoni martese, i veshur me uniformën time të Kapitenit të Bardhë (ose të Zezë). Shton edhe një prekje tjetër të romancës në ditën e dasmës tuaj. Ajo gjithashtu lidhet mirë me natyrën detare të Sidneit, pavarësisht nëse vendosni të zhvilloni ceremoninë tuaj të dasmës në tokë në një nga parqet apo kopshtet tona portuale ose në det.”

Masterchef Albania 2
Masterchef Albania 2

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

U gjet i vrárë në mes të rrugës/ Ky është Gjin Boriçi, dyshimet për gjákmarrje dhe próblemet me drejtësinë

Para

Çifti i kthyer nga Gjermania pozitiv me Covid-19, vihen në alarm personat që i kontaktuan

Para
‘Merr frymë’ Maqedonia e Veriut, bie numri i viktímave dhe të infèktuarve

Çifti i kthyer nga Gjermania pozitiv me Covid-19, vihen në alarm personat që i kontaktuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Konflikti mes policëve në ish-Bllok, AMP: Në hetim efektivi i FNSH-së dhe i Forcës së Posaçme Operacionale

Kryeministri kroat kritikon ashpër presidentin Plenkoviç: Kosova nuk u aneksua, është shtet i pavarur

I kërkuar në Gjermani, Arrestohet në Pikën Kufitare Morinë 45 vjeçari nga Gjakova

200 fëmijë të zhdukur në Britaninë e Madhe, Vani: Janë shumë të rrezikuar, mund të bien pre e trafikimit dhe prostitucionit

Transparency International: Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

Olta Gixhari ‘kërcënon’ Kiarën dhe Efin: Tirana është shumë e vogël, do t’i them të gjitha

Protesta në Francë, kundër rritjes së moshës së pensionit

Rusia nis sulme të reja në lindje të Ukrainës

Mbi 2 orë në SPAK, Kryemadhi besimplotë: Momentet e fundit janë duke ardhur, të ndalohen pagesat për inceneratorin e Tiranës…

Skandali me ish agjentin e FBI, SPAK nis hetimin pas kërkesës së Gazment Bardhit

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.