Kreu i Bashkisë së Krujës Artur Bushi ka qenë sot në SPAK për më shumë se 1 orë. Sakaq Faxneës ka mësuar më shumë detaje rreth arsyes se përse është thirrur nga Prokuroria e Posaçme.
Bushi ka dhënë sqarime për një hetim të nisur nga prokurorja Manjola Kajana pas kallëzimit të shtetasit Muharrem Hoxha.
Bushi dhe inspektoriati i bashkise ndertimore të Krujes i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 mln lekë per ndertim pa leje. Hoxha i ka konsideruar si sulm personal i kryetarit te bashkise.
Reagimi i Bushit
Duke respektuar strikt proceduren hetimore dhe ne respekt te informimit te publikut aq sa me lejon ligji dua te bej me dije se sot kam qene ne zyrat e SPAK per te dhene deshmine time ne lidhje me kallezimin e nje qytetari nga Kruja (Muharrem Hoqja) i cili ka pretendimet per sulm personal te kryetarit te bashkise ne lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij per tre ndertime pa leje te bera nga ky shtetas dhe masat ligjore te mara ndaj tij.
Dhashe shpejgimet e mia ne pergjigje te fteses se prokurorise dhe do te vij sa here qe do e jete e nevojshme prania ime sepse une nuk i shmangem te vertetes dhe ligjit.
Çdo aludim tjeter dashakeq ne media apo portale e quaj pjese te fushates politike te 14 majit e cila tashme ka filluar dhe per fat te keq por dhe ne kete fushate opozita ka zgjedhur balten dhe dezinformimin e publikut.
Me mirënjohje
Artur Bushi