Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Artisti në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në kundërshtim me ligjin (DOKUMENTI)

Prej 22 nëntorit të këtij viti, Blendi Gonxhe është mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor, por mesa duket diploma e tij, nuk përkon me atë që kërkohet nga ligji për personin që mund të drejtojë këtë drejtori të rëndësishme.

Blendi Gonxhe është i diplomuar në Akademinë e Arteve dhe në Universitetin e Michigan (USA) Studime për Evropën Juglindore me programin Fullbright.

Në adresë të “Faxweb.al”, ka mbërritur një denoncim, në të cilin thuhet se Blendi Gonxhe është emëruar në kundërshtim me Statutin.

Sipas denoncuesit, ajo që kërkon Statuti për Drejtorin e Përgjithshëm në Nenin 11, pika 2, nënpika b) është: “ka mbaruar arimin e lartë inxhinierik, juridik, ekonomik ose menaxhim publik.

Por drejtori Gonxhe nuk ka asnjërën prej këtyre tre kualifikimeve.

Në këtë rast rezulton se “artisti” që drejton Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, është në kundërshtim me ligjin.

Ne i bëjmë thirrje drejtorit Gonxhe, që në rast se zotëron një diplomë siç e parashikon ligji për Drejtorin e Përgjitshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor, le ta publikojë atë, në të kundërt, Kryeministri ka kryer një emërim në kundërshti me ligjin. Ajo që i ngelet Kryeministrit të bëjë është ajo që parashikon i njëjti nen, në pikën 3, nënpika a), pra shkarkimin e tij, pasi me emërimin e tij është shkelur Statuti.

Ja çfarë thotë denoncuesi:

“Artisti qe drejton drejtorine e pergjitheshme te transportit rrugor.
Gonxhja i partise ne detyre ne kundershtim me ligjin.
Cfare diplome ka Blendi Gonxhe qe prej nje muaji drejton Drejtorine e pergjitheshme te tranportit rrugor?

Cilin nga kritetet ligjore permbush artisti i Rames per te drejtuar kete institucion, ndersa ka perfunduar studimet ne Institutin e Larte te arteve?

Nese ka nje diplome si inxhinier, jurist, ekonomist apo menaxher publik le ta nxjerre e te na thote ku e ka kryer, ndryshe Gonxhe je ne kundershtim me statutin e duhet te dorezosh detyren.

Artisti i bashkise se tiranes tashme eshte bere drejtor i transportit.
Me ministra plagjiature dhe me drejtues artiste Rama vete piktor drejton qeverine dhe studentet ekslente enden rrugeve te protestave. Kjo duhet te jete nje arsye me shume per ta per te vijuar protesten.”

(B.B/ Faxweb.al)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *