AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Artisti Gëzim Kruja ka peng që s’ka marrë titullin “Nder i Kombit”, Arian Çani telefonon Metën por është e kotë

Artisti i madh Gëzim Kruja ka qenë mbrëmë në emisionin ‘Zonë e Lirë’ tek Arjan Çani së bashku me aktorë të tjerë të shfaqjes së re “Lufta dhe Paqja…pa Pilaf” që do të shfaqet premierë në Teatrin “Migjeni” në Shkodër”.

Në mesin e aktorëve që luajnë në këtë shfaqje, janë edhe dy artistët e famshëm Zef Deda dhe Gëzim Kruja, ku mes tyre ka nisur një debat se kush kishte më shumë vite në skenë.

Gëzim Kruja ka shprehur pengun e zemrës së tij që nuk e ka marrë akoma titullin “Nder i Kombit” kur ai ka më shumë vite në skenë se Deda.

Për këtë gjë, Arian Çani ka nxituar të marrë në telefon Presidentin Ilir Meta, por ky i fundit nuk është pëgjigjur.

Në replikë të deklaratës së Krujës, Zef Deda ka bërë një deklaratë të fortë: “Mua m’i kanë dhënë titujt, nuk i kam kërkuar, ama mora vesh se Donald Trump ma ka bo një titull, faleminders”. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *