Emisioni “Ka Motor” me moderatore Ana Haxhimalin, ka pasur të ftuar ditën e sotme artistin Arben Golemi.
Fax News është futur brenda ekspozitës të artistit shqiptar të quajtuar ekspozita ‘Barok’, për të parë nga afër veprat e tij.
Artisti Golemi ka shpjeguar se ekspozitën e ka quajtuar barok, pasi ideja i ka lindur para 4 vitesh në Francë, teksa ndodhej në një vizitë në Versajë.
Ndër të tjera, Golemi shprehet se Barok është muzika e tij e preferuar që dëgjon gjatë krijimit të veprave, duke shtuar se nganjëherë njeriu ka nevojë për kapriço dhe kjo ekspozitë është kapriçoja e tij.
“Unë zakonisht miuzikën e preferuar kam kompozitorët barok. Vizitën e fundit në Paris, në Versajë, para 4 vitesh,l më lindi ideja për të bërë diçka barok. Gjithë këtë ekspozitë e kam përshtatur me stilin Barok të Versajës. Njeriu ka nevojë të ndryshojë, të dalë pak nga vetja, të bëjë një kapriço. Kapriçoja ime e radhës ishte arti Barok. Ka arjin, luksin. Unë kam pasur shumë favore në veprimtarinë time. Këetu kam bërë miks të materialeve të pikturës dhe materialeve që përdoren për ndërtim. Momenti i parë i përshtypjeve ka në qene disa nga piktorët e mi të dashur, një nga ata më ka ndihmuar për ngritjen e ekspozitës. Kur fillon veprën e parë është shumë e rëndësishme që të ecë. Kur dështon në veprën e parë… Mirë është që të ecë mirë vepra parë. Për fat më ecën mirë”, tha ai.
(E.H/Faxweb.al)