Disa artistë janë proceduar penalisht nga pòlicia pasi morën pjesë në pròtestën e zhvilluar pasditen e djeshme për shembjen e TK. Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se është nisur procedimi i Robert Budinës, Neritan Liçaj, Artan Manushaqa dhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.
Pòlicia thotë se procedimi ndaj tyre ka nisur pasi morën pjesë në pròtestën e paligjshme. Ndërkohë, ditën e djeshme u identifikua dhe u ndalua 49-vjeçari Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re në Tiranë që hodhi sháshka në tùbimin para ministrisë së Brendshme.(A.M/Faxweb.al)