Sekretarja e shtetit në Britaninë e Madhe, Priti Patel, është akuzuar nga një artikull i ‘Byline Times’ se ka shpenzuar plot 77 mijë pound për trajtime estetike. Artikulli ka nxitur një reaksion komentesh dhe sulmesh në rrjete sociale ndaj Patel, ku thuhet me ironi se ajo ka paguar 77 mijë pound për bërjen e vetullave.
priti patel spent £77,000 of tax money on THESE eyebrows ????? pic.twitter.com/2I3hj3VE2w
— lily ? (@stargazeridiot) March 26, 2021
Ajo që bie në sy nga lista e shpenzimeve të Sekretares së Shtetit është shpenzimi prej 2,022.64 paund në dyqanin e ‘Neptun-it’, në qendrën tregtare QTU në Tiranë, ndërkohë që nuk jepen detaje rreth artikujve të blerë nga Patel.
Ministri e Brendshme në Britani nuk i ka mohuar blerjet dhe ka deklaruar se ato janë bërë në kuadër të pandemisë për të mbrojtur punonjësit shtetërorë dhe nuk janë kryer nga Patel.
“Është e gabuar të pretendosh se shpenzimet e Ministrisë së Brendshme që janë qarkulluar sot janë të Sekretares seBrendshëm. Ata janë të departamentit të gjerë dhe për pajisje vitale si PPE. Është e gabuar të mendosh se janë shpenzuar para për produkte bukurie’, thuhet në deklaratën e departamentit në Twitter.