AktualitetFlashKulturëTe FunditTe Gjitha

Arti sërish në zi, ndërron jetë “debatikasi” Coli

Është shuar në moshën 75-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak, personazhi i njohur nga ndjekësit e filmave shqiptarë, Shpëtim Zani të cilin e personifikonte filmi i vetëm që ka luajtur në jetën e tij në të cilin mbante emrin  “Coli”.

Shumë i njohur për rolin e tij të Colit në filmin ‘Debatik’ me regji të Hysen Hakanit nuk e ka praktikuar më fushën e aktrimit pasi ky ishte roli i tij i vetëm në kinematografinë shqiptare, por që ka mbetur në kujtesën e artdashësve. Tashmë aktori do të mbetet i pavdekshëm në panteonin e kinemasë sonë.

Ishte viti i largët 1960 kur regjisori i mirënjohur Hysen Hakani e përzgjodhi atë për rolin kryesor në flimin “Debatik” (1961), një djalë i shkathët, që binte në sy për lojën e bukur, krejt natyrshëm, dhe që fitoi admiirmin dhe dashurinë e publikut për vite e vite me radhë.

Edhe pse pati një nisje të mirë, Shpëtim Zani nuk u angazhua më në asnjë rol, e nisi dhe e mbylli jetën e vet me atë rol që do të mbahet mend gjatë nga publiku dhe dashamirësit e filmit shqiptar.

Image result for shpetim zani foto

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *