AktualitetFlashKulturëTe FunditTe Gjitha

Arti në zi/ Nuk e fitoi dot luftën me kancerin, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

Ditën e sotme është ndarë nga jeta një nga rapsodët më të njohur në vend, Sherif Dervishi pasi vuante prej kohësh nga kanceri dhe që fatkeqësisht nuk ka mundur t’ja dilte dot mbanë.

Sherif Dervishi është një këngëtar dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore rapsodike, popullore e Shqiperisë së veriut dhe popullore folklorike.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar edhe ish-deputetja si Dhurata Çupi dhe deputeti Ylli Shehu.

“Sherif Dervishi ka prekur zemrat e mijera Dibraneve dhe me gjerè. Artisti i shkelqyer ka humbur jeten sot . Vetem disa dite me pare ne nji ceremoni Dibrane mjaftoi nji kenge e tij dhe salla te brohoriste e gjitha. Shume i respektuar nga qytetaret Dibrane. Paste dheun e lehte kengetari i dashur per te gjithe”, shkruan Çupi në rrjetet sociale.

“Lamtumirë miku im! Ishe më i mirë se ç’duhej për këtë botë! Zoti të dhëntë paqen e tij! Më preku fakti, qe sëmundjet e rënda po na marrin nga vetja njerëzit më të dashur. Lutjet e mia shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre. Sherif qofsh i xhenetit, na ke lenë vetëm mirësi dhe dashuri”, shkruan Shehu.

Vetëm dy ditë më parë Dervishi ishte në skenë në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në aktivitetin 70-vjetorit të Çlirimit të Kukësit.

Image result for Sherif Dervishi foto

Image result for Sherif Dervishi foto

Related image

Image result for Sherif Dervishi foto

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *