Kreu i Kadatrës, Artan Lame është konfirmuar pozitiv me Covid 19. Mësohet se Lame ka patur simptoma të koronavirusit duke kërkuar bërjen e tamponit.
Rezultati ka dalë gjatë pasdites së djeshme ku Lame ka rezultuar pozitiv, dhe do ti duhet të qendrojë në shtëpi të paktën dy javët e ardhshme.
Për momentin mësohet se Lame ka simptoma të buta të Covid, dhe gjendja është e qendrueshme, ndërsa ka nisur trajtimin në shtëpi.