Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Rama i ka kaluar Carlo Bolinos afro 1 miliard lekë” Artan Hoxha reagon sërish: Hë Agush, Agush… po vjen ujku vërdallë kotecit

Partia Demokratike ka zbuluar përmes një deklatate për mediat se pas Igli Gjelishtit fshihet gazetari dhe pronari mediatik Carlo Bollino. Sipas PD-së Rama nëpërmjet Akshit dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm ne 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha i cili duke nënvizuar atë që kishtë thënë pak ditë më parë teksa thekson se aty brenda “duhet të jetë ndonjë peshk i madh” pasi nuk duke si dorë e Nazifit.

Po ashtu më tej gazetari Hoxha shkruan se: He Agush, Agush, sa me shume te fryhet llogaria me taksat e shqiptareve, aq me shume i ul rrogat te koteci… Po te vjen ujku verdalle kotecit, nuselala ishte lule….

Postimi i plotë: Thashe une, “duhet te jete ndonje peshk i madh aty brenda”, nuk dukej si dore e Nazifit kjo…

“Nga shtatori 2019 deri në mars 2020, për periudhën 7 mujore kompania, Ëeb & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.

Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.

Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.

Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?!

Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.

Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.

Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në llogarite e Carlo Bollinos nga taksat e shqiptareve”…

Keshtu tha sot ne dreke Partia Demokratike, e cila pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera.

A thua te dijë gje Edi Rama?!!!! He Agush, Agush, sa me shume te fryhet llogaria me taksat e shqiptareve, aq me shume i ul rrogat te koteci… Po te vjen ujku verdalle kotecit, nuselala ishte lule….

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *