Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Tek ne shefat sillen si mbretër”, padagogu nxjerr videon: Kemi nevojë urgjente për profesionin e lolos!

Nga Artan Fuga

Kemi nevojë urgjente për profesionin e lolos! Shiheni këtë video të bukur Tik Tok të realizuar me delikatesë profesionale nga Ester Kurizo në projektin TikTok Corruption Albania që MediaLook Albania zhvillon në bashkëpunim me Agjencinë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Të rinj dhe të reja provojeni edhe ju shansin e madh në disa konkurse që janë hapur në këtë projekt. Rrugën e keni të hapur duke e uploaduar vetë videon tuaj në platformën ku ka botuar Ester!
Pse lolo? Sepse mbretit që askush nuk i thoshte dot një fjalë kritike, gaztorit të vet, Lolos, i lejohej, askush nuk i merrte për keq. Mbreti merrte vesh nga goja e Lolos të vërteta të mëdha.

Te ne sot të gjithë shefat (pak a shumë, me ndonjë përjashtim të rrallë) sillen si mbretër, nuk lenë të tjerët të flasin, nuk i marrin vesh të vërtetat. Vartësit kanë frikë të flasin, teknicienët janë nënshtruar, punonjësit flasin nën zë. Tmerr.

Ne na duhen Lolot tanë! As ata nuk i kemi! Ester i quan mungesë e të drejtave në punë: Shshshshsshttttt Po flet vetë Aiiiiiiii! U pika mua, copa e budallait!

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close