Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Fuga publikon deklaratën e mjekut europian: Ka vende që i rrisin viktimat e Covid për të marrë subvencione, u bëhet presion familjarëve dhe u ofrohen para

Akademiku Artan Fuga, përmes një postimi në facebook, ka publikuar deklaratën e një prej anëtarëve të Komitetit Teknik në një vend anëtar të Bashkimit Europian, i cili quhet Kristian Peronë.

Peronë hedh dyshime se disa shtete në Europë për të marrë subvencione dhe ndihmë financiare manipulojnë duke rritur qëllimisht me manovra numrin e të infektuarve apo viktimave.

Fuga shpreson që në Shqipëri as most ë ketë ulje të shifr as rritje të tyre pasi kemi të bëjmë me një mashtrim public.

Kur ulet, por edhe kur ngrihet artificialisht numri i atyre që kanë humbur jetën nga Covid19!

Interesante, një nga antarët e komitetit teknik kombëtar të një vend europian, Kristian Peronë, në një intervistë në Youtube thekson ndêr të tjera:

Ka një rritje artificiale – shkruan ai – të numrit të të deklaruarve me Covid19 në Europë edhe për shkak të dy faktorëve:

Ka shtete në Europë që për të marrë subvencione, ushtrojnë presione mbi familjarët që persona të vdekur nga sëmundje të tjera të shpallen të vdekur nga Covid 19 dhe për këtë u bëhet presion familjarëve ose u ofrohen edhe parà.

Ka spitale dhe vende që të sëmurë nga Covid 19 i testojnë dy ose edhe më shumë herë që të rrisin artificialisht numrin e të infektuarve pikërisht për të marrë subvencione, ndihme financiare.

Unë nuk e di se sa të sigurta janë provat që ky mjek i shquar ka në dispozicion, por mendja ma ha se nuk flet kot!

E dyta uroj që këto dukuri të mos ketë ndodhur në vendin tonë, pra as të shtohet dhe as të ulet artificialisht numri i të infektuarve duke i deklaruar dy herë, ta zemë në privat dhe në publik, as të shtohet dhe as të ulet artificiaalisht numri i të vdekurve nga Covid!

Këto që thotë ky mjek i shquar, atje ku kanë ndodhur, nuk e di se ku, janë veprime kriminale, korrupsion dhe mashtrim publik! Larg nesh këto! – uroj”, shkruan Fuga.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *