Jeta luksoze e modeles së njohur, Arta Elezaj, shpeshherë komentohet në faqet rozë. Ajo jo vetëm që vesh rroba të firmave nga më të ndryshmet, por edhe udhëtimet në vende të botës nuk kanë të ndalur.
Vetë Arta e reklamon jetën e luksit përmes rrjeteve sociale, ku edhe ndan imazhe nga përditshmëria e saj.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Shqipe Closet ka bërë të ditur se ajo ka shpenzuar mijëra euro në një aksesorë. Bëhet fjalë për një orë të firmës ‘Hublot’, vlera e të cilës arrin deri në 30.850 euro.
Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që ajo mban aksesorë apo veshje të shtrenja, pasi para dy muajsh u shfaq me çantë sikurse të Melania Trump.