Gjykata e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë ditën e sotme sërish seancën për grupin “Shullazi”.
Seanca u mbajt paraditen e sotme, por gjatë gjyqit avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë.
KLGJ, edhe pse kërkesa ka shkuar që në 23 dhjetor 2019, akoma nuk ka kthyer përgjigje. Kjo nuk është hera e parë që gjyqi për Shullazin shtyhet. Kur ishte funksionale Prokuroria e Krimeve të Rënda gjyqi u shty me dhjetra herë, ndërsa me ngritjen e SPAK, kjo është hera e dytë që shtyhet.