Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Arsyeja bindëse pse Jessica Alba hoqi dorë nga aktrimi në kulmin e karrierës së saj

Jessica Alba ka zbuluar pse u shkëput nga karriera e aktrimit, pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

39-vjeçarja mirëpriti një vajzë të quajtur Honor në 2008-ën. Bashkëthemeluesja e The Honest Company, u tregua e sinqertë për mënyrën se si amësia ndryshoi pikëpamjen e saj për shëndetin dhe Hollywood-in.

“Nëna ime kishte kancer në një moshë vërtet të re. Shumë gra në familjen time kanë kaluar kancer, por në asnjerën prej tyre nuk ishte gjenetike”. Alba vuri në dukje se ajo “u rrit me sëmundje kronike”.

“Kam bërë pesë operacione para moshës 11 vjeç”, shpjegoi ajo. “Unë kisha alergji kronike dhe shtrohesha për një kohë të gjatë në spital. Në këtë moment dua të jetoj dhe të lulëzoj, dhe të kaloj sa më shumë kohë me këtë person të vogël që po sjell në botë, sa më shumë që të jetë e mundur. Pra, shëndeti im ka rëndësi. Unë dua që ky person i vogël të jetë i shëndetshëm. Unë e di sa e vlefshme është jeta dhe është e vështirë të jesh e lumtur kur nuk je e shëndetshme”

Pasi lindi Honor, Alba kuptoi se ajo nuk mundi të kthehej tek ajo që po bënte më parë dhe të ishte autentike.

“Thjesht nuk munda”, pranoi Alba. “Thjesht nuk më interesonte më në të njëjtën mënyrë si më parë. Ishte diçka më e madhe. Ndihesha sikur do të merrja një platformë dhe çfarë mund të bëja me të, që mund të ishte kuptimplote. Realiteti ndryshoi tërësisht kur unë u bëra nënë për herë të parë.”

Sot, Alba është mama e tre fëmijëve, Honor, Haven dhe Hayes.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.