Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojnë se duke e nisur nga e enjta (13 shtator 2018) në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.
Ndërkaq siç njoftohet nga nesër do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë.
Segmmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate periudhes se kryerjes se punimeve. Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores. Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.
Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.