Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

‘Arritje, Herr Knut fitoi konkursin për këshilltar i Ruçit’,gazetari ironizon ‘blerjen’ e fundit të qeverisë: Do të zëvëndësojë dhe Kazhanin te Ujësjellësi

Pas lajmit për emërimin e ish-anëtarit të Parlamentit Europian, Knut Fleckensten si këshilltar i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, ka shpërthyer ironia në rrjet.

Gazetari Ylli Dylgjeri në një shkrim në mediat sociale ironizon emërimin e tij në këtë post duke shtuar se kjo është një arritje e qeverisë Rama.

Po ashtu Dylgjeri shkruan se njëherësh Herr Knut do të jete dhe antar bordi te Ujësjellësit, vend i lirë pas dorëheqjes së gazetares Kazhani.

Ja postimi i plotë i gazetarit:

Arritje e qeverisë së Rilindjes në Punësim. Në administratën shqiptare po punësohen tani edhe emigrantë nga Europa. Gjermani Knut Flacktenstein fitoi konkursin për këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë.

Njëherësh Herr Knut do të jete dhe antar bordi te Ujësjellësit, vend i lirë pas dorëheqjes së gazetares Kazhani. Ai është i ri e mban ngarkesë pune, nuk është si policët që kanë mbushur moshën 55 vjeç
e duhen larguar. Pritet edhe një bashkim familjar me gruan apo një martesë për tu sistemuar përfundimisht në një nga vilat e fshatit kapitalist Rrolling Hills. Shkesi Gramoz po qep kostumin e mblesërisë.

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *