AktualitetBotaFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Arrihet marrëveshja në Maqedoninë e Veriut për qeverinë teknike, Zoran Zaev jep dorëheqjen

Maqedonia e Veriut duket se ka gjetur zgjidhjen për qeverinë teknike. LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë arritur marrëveshjen për ministrin teknik të Punëve të Brendshme, duke vendosur që në krye të këtij dikasteri të qëndrojë Naqe Çulev.

Pas konsultimeve telefonike me Kryeministrin Zaev dhe liderin e BDI-së Ahmetin, nga opozita kanë njoftuar se Çulev është një kandidat mbipartiak. Me këtë kompletohet përbërja e qeverisë teknike që duhet t’i zbatojë zgjedhjet e 12 prillit.

Sipas liderit të opozitës, Mickoski, ministri i Brendshëm do të shërbejë për të siguruar një ambient demokratik për zgjedhjet, por edhe për të nxjerrë të “palarat” e kryeministrit Zoran Zaev dhe të qeverisë.

“Të sigurohen kushte për zgjedhje parlamentare fer dhe demokratike, të krijojë staf të personave me të cilët do të bashkëpunojë, dhe pastaj tërë të “palarat” e Zaevit dhe Spasovskit t`i nxjerrë në publik”, tha ai.

Sipas paralajmërimeve, nesër kryeministri Zoran Zaev do të dorëhiqet, kurse presidenti i vendit Stevo Pendarovski duhet t`ia besojë mandatin Oliver Spasovskit, i cili u emërua kryeministër teknik i qeverisë kalimtare. Parlamenti nesër deri në mesnatë pritet të votojë qeverinë teknike.

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *