Anëtarët e Këshillit Politik kanë arritur më në fund marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, ndërsa pjesë e saj është edhe përfshirja 100% e identifikimit elektronik të votuesve.
Gazetarja e Fax News Eksiola Shehu raporton se po diskutohet që të qëndrojë formula aktuale për komisionerët zgjedhorë vetëm për zgjedhjet e ardhshme e cila ka 4 komisionerë mazhorance, 3 opozite.
Gjithashtu burime bëjnë me dije se mazhoranca është tërhequr nga kërkesa për depolizitizim ndërsa komisionerët të jenë politikë, sic janë aktualisht.
Kolegji Zgjedhor do të përbëhet me gjyqtarë që kanë kaluar vettingun ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të formatohet me 3 hallka. Zgjedhjet e ardhshme do të bëhen me identifikim biometrik 100 % në të gjithë vendin.
Theksojmë se mazhoranca ka pranuar shumicën e kërkesave të Partisë demokratike dhe opozitës së Bashkuar pavarësisht deklaratave të herëpashershme të mazhorancës se nuk tërhiqet nga qëndrimet e saj sa i përket për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe mospërfshirjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve në masën 100% por me një program pilot testimi.
Më poshtë është dokumenti i siguruar nga gazetarja e Fax News, Jonada Zelka, i dakordësuar dhe firmosur nga palët në gjuhën angleze mbi pikat që është gjetur konsensusi i cili çoi në marrëveshjen e sotme:
(F.GJ/FAXWEB.AL)