Në qytetine Fierit është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Përmbaruesi”. Në prangat e policisë ka rënë përgjegjësi i zyrës përmbarimore Fier për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga policia është arrestuar 47-vjeçari, Pëllumb Isufaj.
DETAJE:
Në bazë të një pune disa mujore nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar “PERMBARUESI”. Si rezultat i operacionit, pas një pune të mirëorganizuar u bë i mundur arrestimi në flagrancë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal, i shtetasit: -Pëllumb Isufaj, 47 vjeç, banues në Fier, me detyrë pergjegjës i zyrës përmbarimore Fier. Ky shtetas në abuzim me detyrën i ka kërkuar ryshfet shtetasit me iniciale G.M, me qëllim për të mos ekzekutuar një vendim gjyqësor. (J.V/Shuplaka)