Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Arrestohet Komisari i Policisë në Tiranë, i dënuar me 10 vite burg në Itali

Një javë më parë në prangat e policisë  ka rënë një specialist i Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Dritan Xhindoli është arrestuar nga policia pasi rezulton i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Bolonjës. Sipas ” Panorama” urdhëri i arrestit për të është mbajtur i fshehur që prej vitit 2014.  

Kush është Dritan Xhindoli? 

Dritan Xhindoli, me gradën komisar, i cili së fundmi ishte pjesë e strukturave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pasi ishte transferuar aty nga zv.drejtor i Kufirit të Vlorës, që ishte detyra më e lartë që ka mbajtur në karrierën e tij.

Shpallja e tij në kërkim, në formë zyrtare nga autoritetet italiane, është bërë më 9 qershor të vitit 2017. Me një shkresë të kësaj date, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kërkon gjetjen dhe kapjen e shtetasit Dritan Xhindoli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për akuzat e vjedhjes dhe falsifikimit të dokumenteve.

Sipas shkresës së autoriteteve italiane, theksohet se 39-vjeçari Xhindoli është dënuar me 10 vjet heqje lirie nga Gjykata e Bolonjës. Urdhri për arrestimin e tij ka qenë edhe më i hershëm se kaq, por mësohet se është mbajtur i fshehtë, duke bërë çdo përpjekje që ai të mos zbatohet prej vitit 2013.

Ka qenë zyra e Qendrore e Interpolit që ka sjellë në Shqipëri vendimin e shpalljes së tij në kërkim, bashkëngjitur me vendimin e formës së prerë dhënë nga Gjykata e Apelit të Bolonjës, më 15 shkurt të vitit 2013.

 

Detyrat në Policinë e Shtetit:

Në vitin kur drejtësia italiane e dënoi me 10 vjet burg, Dritan Xhindoli nisi ngritjet në detyrë, duke u emëruar fillimisht shef i Seksionit të Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Më herët ai kishte ushtruar detyra të ndryshme, si oficer i Policisë Gjyqësore, në disa sektorë të rëndësishëm, kryesisht në Policinë e Tiranës. Pasi qëndroi në këtë detyrë për një kohë të gjatë, Xhindoli u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist në Departamentin e Krimit të Organizuar.

Ndërsa në vitin 2016, ai mori detyrën më të lartë, atë të zv.drejtorit të Kufirit të Vlorës, që e mbajti deri në fund të këtij viti, kohë kur autoritetet italiane i sugjeruan drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shkarkimin e tij nga detyra, me qëllim që t’i hapnin rrugë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Bolonjës.

Por në urdhrin e autoriteteve italiane, ai kishte emrin Artan Xhindoli dhe kjo solli një zvarritje të vendimit. Por krahasimi i gjurmëve të gishtave bëri që ai të identifikohej plotësisht, duke u provuar se Artan Xhindoli dhe Dritan Xhindoli ishin i njëjti person.

E megjithatë, kjo çështje u la sërish në harresë, madje më 24 maj të këtij viti, Xhindoli rezulton t’i jetë drejtuar Gjykatës Administrative duke kërkuar gradën kryekomisar, të cilën e pretendonte në bazë të vjetërsisë në punë dhe funksioneve që kishte kryer në Polici. Por kur mësoi se arrestimi i tij ishte shumë afër, vendosi të jepte dorëheqjen nga Policia.

(J.V/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *