Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë dhe cilësohet nga policia si pjesëtar i një rrjeti që sjell drogë nga Shqipëria për ta trafikuar në Greqi.
Sipas policisë, roli i 21 tij ishte që të merrte në dorëzim drogën në kufirin midis të dy vendeve e ta sillte në Athinë, ku e magazinonte në pritje të trafikimit.
Në banesën e të riut policia gjeti dhe sekuestroi 3.9 kg kanabis, një pistoletë, një thikë si dhe një peshore precizioni.
Policia thotë se nga verifikimi i gjeneraliteteve rezultoi se 21 vjeçari është në kërkim për një vrasje të kryer në Shqipëri, bashkë me persona të tjerë që nuk janë identifikuar.
Nuk është rasti i parë që shqiptarët janë të përfshirë në raste të trafikimit ndërkombëtar të drogës. (E.K/SHUPLAKA)