Pas dhënies së masës së sigurisë ndaj deputetit Milaim Zeka të partisë NISMA, është arrestuar një tjetër deputet i Kuvendit të Kosovës. Bëhet fjalë për deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj.
Lajmi është bërë publik nga mediet në Kosovë, të cilat shprehen se ai është ndaluar për 48 orë për veprën penale të kanosjes.
Në një dalje televizive, Demaliaj ka kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj, teka është shprehur: “Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet dikur privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur. Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç”.
(B.B/ Faxweb.al)