Është arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar i cili ka qenë nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pas konstatimit se ishte larguar nga vendi i qëndrimit. Forcat policore bënë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale V.N., i cili nuk respektoi masën e sigurisë të vendosur nga gjykata.
Forcat blu bëjnë të ditur se 41-vjeçari dyshohet të ketë përndjekur një 28- vjeçare, duke i krijuar kësaj të fundit gjendej frike dhe pasigurie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për hetim të mëtejshëm të ngjarjes.
(E.G/Faxweb.al)