Kreu i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq ëhstë vënë në prangat e Policisë së bashku me katë punonjë stë tjerë të administratës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pas hetimeve për punësime partiake, ndërkohë që urdhërat e ndalimit janë kryer me urdhër Prokurorisë Themelore të Shtetit (ODT) në Ulqin.
Përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të partisë DPS Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.
Sipas Vijesti, akuza që rëndon mbi ta është ajo e punësimeve partiake.