Ditën e djeshme, është bërë arrestimi i shtetasit T. G., 35 vjeç, me detyrë inxhinier zbatimi dhe përgjegjës për instruktazhin teknik të punëtorëve në punë.
Arsyeja për arrestimin e tij është sepse tek rezidenca “Kodra e Diellit 2”, duke punuar me kthimin e hekurave është dëmtuar një punëtor, shtetasi Z. H., 41 vjeç, i cili pasi ka rënë në rrugë është dëmtuar dhe në këmbë nga një kamion. I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vepra penale për të cilën inxhinieri akuzohet është “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”