Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaTe FunditTe Gjitha

Arrestohen katër ushtarët e dyshuar neonazistë, akuzohen se planifikonin sulm terrorist në Britani

Policia në Angli ka arrestuar katër persona të cilët janë nën hetim me akuzën për përgatitje të sulmeve terroriste.

Dyshohet se katër personat i përkisnin një lëvizje neo-naziste e cila është ndaluar në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

CNBC raporton se katër ushtarët u arrestuan sot në West . “Katër burrat janë të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste në territorin britanik”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Policia e Ëest Midlands tha në një deklaratë se të dyshuarit meshkuj, një 22-vjeçar nga Birmingham, një 32-vjeçar nga Uellsi, një 24-vjeçar nga Ipsëich dhe një 24-vjeçar nga Northampton akuzohen se janë anëtarë të grupit të bardhë supremacist të ndaluar “Veprimi Kombëtar”.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë konfirmoi se të katër burrat po u shërbenin anëtarëve të Ushtrisë Mbretërore, pasi u njoftuan arrestimet. (D.D/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *